Operator në qendrën e kontakteve
Departamentet: Call Center
Released on: 27/08/2019
Status: Active
Spitali klinik “Acibadem Sistina” ka nevojë për:
- Operator në qendrën e kontakteve
PËRSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS:
Operatori në qendrën e kontakteve të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” përgjigjet në thirrjet e klientëve dhe mesazhet në e-mail adresën nga shfrytëzuesit e shërbimeve mjekësore, në gjuhën maqedonase dhe shqipe; është i përgjigjur për caktimin e kontrolleve dhe ofrimin e informacioneve të plota lidhur me shërbimet mjekësore në spital.
KUALIFIKIMET DHE NJOHURITË E NEVOJSHME
- Të ketë përfunduar shkollën e mesme;
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës maqedonase (shkrim, lexim, komunikim);
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe (shkrim, lexim, komunikim);
- Njohuri të gjuhës turke konsiderohet një avantazh;
- Njohje të punës me kompjuter;
- Përvoja si agjent në një qendër të kontakteve konsiderohet një avantazh;
PROFILI PERSONAL
- Qëndrim profesional në punë, përgjegjësi dhe disiplinë;
- Respektim i rregullave dhe kodit të punës;
- Respektim i sekreteve profesionale;
- Kujdes dhe saktësi në punë;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Vlerësim të problemeve dhe zgjidhja të tyre;
- Fleksibilitet;
- Përshtatshmëri;
- Etikë të lartë në punë.
INFORMACIONE TË TJERA SHTESË
- Njoftimi është i hapur për pesë ditë pune. Aplikimet bëhen në e-mail adresën e mëposhtme: hr@acibademsistina.mk ose në adresën postare: Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Rr. Skupi 5A, 1000 Shkup.
- Aplikim i rregullt konsiderohet çdo aplikim në kohë pas shpalljes së njoftimit
- Diskrecioni i kandidatëve është i garantuar
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren në intervistë
Aplikimi për punësim online
Njoftime aktive
| Position | Departamentet | Released on | Status |
|---|---|---|---|
| Teknik i laboratorit mjekësor në laborantin për gjenetikë dhe diagnostikë molekulare | 21/11/2019 | Active | |
| Infermiere – obstetër | Gjinekologjia dhe obstetrika | 12/11/2019 | Active |
| Zyrtar për sigurimin e pronës dhe personave | 01/11/2019 | Active | |
| Farmacist të diplomuar | 25/10/2019 | Active | |
| Doktor i mjekësisë | 01/10/2019 | Active | |
| Pastruese | 15/04/2019 | Active | |
| Ndihmës mjek | 14/04/2019 | Active | |
| Infermiere | 10/04/2019 | Active |