Zbardhja e dhëmbëve me lazer për një buzëqeshje shëndetshme dhe të ndritshme

20.02.2020

Buzëqeshja me dhëmbë të bardhë dhe të bukur është gjithmonë një avantazh për të gjithë.  Dhëmbët e bardhë janë një mbështetje e madhe për ju në jetën sociale.  Meshkujt me dhëmbë të bardhë janë gjithmonë një shoqëri e mirë, ndërsa gratë me dhëmbë të bardhë janë gjithmonë tërheqëse.  Dhëmbët e bardhë konsiderohen gjithmonë miq të mirë të bukurisë dhe shëndetit. Personat me dhëmbë të bardhë kanë me tepër vetëbesim dhe  buzëqeshin më shpesh. Egjiptianët kanë qenë populli I pare që kanë përdorur pastë  dhëmbësh të përgatitur me barëra dhe uthull. Romakët, nga ana tjetër mendonin se urina i zbardh dhëmbët dhe ruan shëndetin e tyre.

Çfarë mund ti “ngjyrosë” dhëmbët tuaj?

Dr .Teodor Veninov, stomatolog, shpjegon se format më të zakonshme të diskolorimit të dhëmbëve janë: plakja, dëmtimi I dhëmbëve nga kimikalet dhe ngjyrosja që zakonisht vjen si rezultat i pirjes së duhanit, kafesë, Coca-Cola, çajit, lëngjeve me ngjyra artificiale, verës së kuqe,  por edhe medikamente të caktuara mund të shkaktojnë ngjyrosje të konsiderueshme të dhëmbëve.

Procedura për zbardhjen e dhëmbëve me lazer

Procedura e zbardhjes së dhëmbëve nis me larjen e lehtë të gojës, heqjen e pllakës nga zona apo linja pranë mishrave të dhëmbëve, dhe aplikimin e një xheli të veçantë për mbrojtjen e tyre. Pastaj në sipërfaqen e përparme të dhëmbëve aplikohet një xhel profesional i cili përmban një lëndë kimikale të veçantë që lejon lazerin të arrijë rezultate maksimale në zbardhjen e dhëmbëve. Pas ngurtësimit të gjelit, fillon trajtimi me lazer i dhëmbëve. Drita nga rrezja mund të ndriçojë dhëmbët deri në 8 nuanca. “Procedura e zbardhjes së dhëmbëve me lazer zakonisht zgjat rreth 1 orë. Në raste ekstreme është e nevojshme përsëritja e trajtimit  disa herë, për shkak të njollave të thella në dhëmbë të cilat janë më së shpeshti rezultat i tetraciklinës ose ilaçeve të tjera që ndikojnë në ngjyrosjen e dhëmbëve. Rezultati përfundimtar është zbardhja e shpejtë e zonës së trajtuar, bardhësia e së cilës zgjat më shumë se ajo e fituar me metodat tradicionale për zbardhjen e dhëmbëve. Një tjetër avantazh i zbardhjes së dhëmbëve me lazer është se lazeri mund të drejtohet në një njollë specifike (e cila është problematike për tu zbardhur) ose një grup dhëmbësh, por pa  i prekur të gjitha dhëmbët në gojë. “, thotë Dr. Veninov.