DEPARTAMENTET

Stomatologjia

 

Në departamentin e stomatologjisë punon një staf profesionistësh i nivelit të lartë të edukuar në qendrat më të njohura stomatologjike botërore. Disponon teknologjinë më bashkëkohore dhe gjeneratën më të re të materialeve stomatologjike të cilat sigurojnë trajtim efikas dhe pa dhimbje për të gjitha problemet me dhëmbët. Në departamentin e stomatologjisë,  aplikohen metodat më të reja shkencore të dëshmuara, të cilat bazohen në hulumtimet akademike në fushën e stomatologjisë.

Dizajni

Ordinancat stomatologjike kanë dizajn unik. Ato janë dizajnuar në frymën e metropoleve botërore Paris dhe Nju Jork. Derisa e zbukuroni buzëqeshjen tuaj, ambienti, muzika, elementet ju shpijnë për vizitë romantike në Paris ose mes rrokaqiej në Nju Jorkun magjik. Në atmosferë të këndshme dhe relaksuese do të harroni se jeni te stomatologu duke iu falënderuar konceptit stomatologji pa dhimbje.

Stomatologët

Në repart punon ekip me përvojë i specialistëve të trajnuar në qendrat botërore në botë. Ekipi i stomatologëve ofron zgjidhje për çdo problem tuajin shpejtë, thjeshtë dhe pa dhimbje. Ju mundëson buzëqeshje të re me vetëm 3 vizita te stomatologu.

  • Stomatologji estetike
  •  Kirurgjia orale
  •  Implantologji
  •  Protetikë
  •  Endodonci (terapia e kanalit të rrënjës)
  •  Stomatologjia për fëmijë
  •  Probleme me nyjet temporomandibulare
  •  Paradontologjia me kirurgji parodontale

Stomatologjia estetike 

Buzëqeshja është përshtypja e parë e fytyrës suaj. Ajo duhet të jetë e shëndoshë, e ndriçuar dhe e shkëlqyeshme. Të gjitha këto elemente për buzëqeshjen tuaj të përsosur mund të arrihen me stomatologjinë bashkëkohore. Stomatologjia estetike nuk paraqet vetëm intervenim kozmetik të dhëmbëve tuaj, por diçka më shumë. Sot stomatologjia estetike llogaritet si art, që duhet t’ju ofrojë jo vetëm pamje të përsosur, por edhe funksionalitet të vargut të dhëmbëve. Reparti për stomatologji pranë Spitalit klinik “Acibadem Sistina” ju ofron trajtim më modern protetik dhe kozmetik për shëndet, estetikë dhe funksionalitet të vargut të dhëmbëve. Si plotësim i kirurgjisë estetike ofrojmë edhe kirurgji më moderne orale dhe implantologji.

Implantologjia 

Implantët dental janë zëvendësim i përsosur për dhëmbin e humbur. E kompensojnë dhëmbin e humbur dhe e parandalojnë humbjen e mëtejshme të eshtrës. Procedura është e thjeshtë dhe kryhet me anestezion lokal. Të gjithë imaplantët janë përpunuar sistematikisht nga titani me cilësi të lartë me përqindje të ndryshme të pastërtisë të mbështjellë me film të hollë të sipërfaqes që mundëson 100 për qind lidhje me të njëjtin në eshtrën e nofullës.

Stomatologjia e fëmijëve 

Ekipi i lartë i dhëmbëve në spitalin klinik “Acibadem Sistina” i kushton vëmendje të veçantë shëndetit oral të fëmijëve duke përdorur shërbimet më të reja dentare. Të gjitha ndërhyrjet kryhen me kujdes me një qasje të veçantë për të kapërcyer frikën e fëmijëve ndaj stomatologut . Gjatë ndërhyrjes, fëmijët mund të shohin filmin e tyre të preferuar vizatimor.

 

Kurorat dhe urat zirconium

Zirconium është material artificial i cili i ka karakteristikat e njëjta si diamanti. Përdoret në stomatologji për përpunimin e kurorave dhe urave. Zirconium kurorat dhe urat që ekskluzivisht përpunohen në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”, janë me ngjyrë natyrale, fortësi të madhe dhe nuk krijojnë alergji, që japin rezultatet të përsosura nga aspekti i estetikës dhe funksionit. Me ato mund të korrigjohen jo përsosmëritë e dhëmbëve tuaja si: dhëmb i thyer ose i shtrembëruar ose nëse keni zbrazëtira të mëdha mes dhëmbëve.

CAD-CАM

CAD-CAM është teknologjia më bashkëkohore kompjuterike për përpunimin e kurorave dhe urave jo të metalta. Kjo teknologji mundëson që pacienti në bashkëpunim me stomatologun ta krijojë buzëqeshjen e tij. E cakton madhësinë dhe pamjen e dhëmbit të ri. Vetë procedura e përpunimit është e shpejtë, dhe për disa minuta mundëson përpunim të saktë dhe kualitativ të kurorave dhe urave.

TEKNOLOGJIA

TENEO – karriga më moderne stomatologjike në botë

Reparti për stomatologji është i pajisur me karrige më moderne, që ofron komoditet maksimal të pacientëve. Gjatë intervenimit pacienti mund të relaksohet duke iu falënderuar funksionit të masazhit, që edhe e karakterizon këtë karrige. Gjithashtu për komoditet më të madh dhe relaksim pacienti mund të shohë televizion ose ta ndjekë punën e stomatologut, përmes monitorit special si pjesë e pajisjes.

ORTHOPHOS XG 3D

ORTHOPHOS XG 3D është aparati më modern për rëntgen panoramik që mundëson kualitet të lartë të incizimeve dhe dozë më të vogël të rrezatimit ndaj pacientit deri në 60%. Kjo teknologji siguron pamje panoramike 3D të pacientit, me anë të cilës merret  diagnozë e saktë dhe krijohet mundësia për procedurë të saktë stomatologjike.Kjo procedure mundëson implantologjinë më bashkëkohore të udhëhequr me anë të kompjuterit.